I ngarkuari i përkohshëm me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Ambasador Delfin Pllana dhe diplomati Bujar Deskaj janë pritur në një takim nga Iva Kruleva-Drejtoreshë e Departamentit për Ballkanin Perëndimorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Në këtë takim Ambasadori Pllana, duke falënderuar drejtoreshën Kruleva për pritjen, ka vlerësuar ndihmën e vazhdueshme nga institucionet bullgare në të gjitha proceset që kanë përshkuar shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës.
Në këtë kontekst, Kruleva, duke bërë një kronologji të asistencës që Bullgaria i ka ofruar Kosovës, ka thënë se Bullgaria vazhdon të jetë e mendimit se njohja e Kosovës dhe dialogu nder fqinjësorë janë alternativa e vetme për stabilitetit rajonal dhe me gjerë.
Në linjë të bashkëpunimit dypalësh, Ambasadori Pllana dhe drejtoresha Kruleva kanë nënvizuar faktin se më gjithë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, ka akoma potenciale të pashfrytëzuara me theks të veçantë në segmentin ekonomik, të cilat do të thellonin raportet në mes dy vendeve.