Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nga salla “1 tetorit”, aty ku po jipen vaksinat, ka thënë se pritet që në fund të prillit ose në fillim të majit të vijë edhe dozat e tjera, saktësisht kontingjenti i dytë i vaksinave.
Ai ka thënë tutje se pavarësisht numrit të qytetarëve që po vaksionohen masat e vendosura nga qeveria nga e mërkura duhet të zbatohen.
“Kontigjenti i dytë i këtij grupi pritet të vij nga fundi i prillit ose nga fillimi i majit, këto janë së paku fjalët që kemi nga mekanizmit covaks. Ndërsa për dozën e dytë është qershori. Jemi në kohë”, tha Vitia.
Ai tutje ka theksuar se janë në diskutime me kompani prodhuese dhe me shtete mike që të ndihmojnë Kosovë që të ketë furnizim me sa më shumë vaksina.
Pjesë nga fjala e tij:
Kontigjenti i dytë i këtij grupi pritet të vij nga fundi i prillit ose nga fillimi i majit, këto janë së paku fjalët që kemi nga mekanizmit covaks. Ndërsa për dozën e dytë është qershori. Jemi në kohë”, tha Vitia. Jemi në kohë.
Në anën tjetër jemi në diskutime me kompani prodhuese dhe me shtete mike që sa më shpejtë dhe sa më shumë të marrim vaksina. ne kemi kërkuar nga të gjithë miqtë tanë dhe ende nuk e kemi asnjë përgjigje.
Sa i përket negocimit me kompanitë prodhuese, për shkak të një kontrate të konfidencialitetit, ne ende nuk mund të themi asgjë,
Ne jemi duke diskutuar me secilin vend mikë, duhet ta kemi parasysh se një numër i madh i tyre kanë marrë shumë më shumë vaksina, por të gjitha shtetet po përballen me këtë problematik, është problematike të shpërndajnë vaksina dhe për ne.