Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita në një konferencë për media ka folur për fotografinë që ka qarkulluar në media, ku shihet ai në një ndejë.
Vitia tha se ajo fotografi ka qenë në fillim të muajit mars ku ishte duke u mbajtur një ndejë me miq e familjar të tij, por ai shtoi se kjo nuk e shfajëson atë.
“Nëse i referoheni një fotografie që kanë qarkulluar në media dje, është një ndejë në fillim të marsit që kam qenë me miq e familjarë, në një kohë kur kanë qenë disa masa të tjera, por pavarësisht kësaj, kjo nuk më shfajëson mua”, tha ai.
“Pavarësisht kësaj, as unë e askush tjetër nuk duhet të rrezikojmë shëndetin publik. Prandaj, bëj thirrje që pavarësisht masat e reja janë vënë në dispozicion nga qeveria e re, të respektohen, sepse është mënyra e vetme për të ndalur trendin e virusit”, u shpreh Vitia.