Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim kurtuazie Drejtoreshën e Misionit të MCC-së (Millenium Challenge Corporation) në Kosovë, Sarah Olmstead.
Njoftimi i plotë:
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim kurtuazie Drejtoreshën e Misionit të MCC-së (Millenium Challenge Corporation) në Kosovë, znj. Sarah Olmstead.
Duke e uruar zëvendëskryeministrin për detyrën e re, znj. Olmstead shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë për projektet që MCC i ka në fokus.
Ndërsa, zëvendëskryeministri Bislimi foli për angazhimin e Qeverisë për më shumë investime në Kosovë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.