PDK: Kurti i ndaloi dasmat, kusheritë po i dërgon nëpër ministri

Aktuale

PDK: Kurti i ndaloi dasmat, kusheritë po i dërgon nëpër ministri

Më: 8 prill 2021 Në ora: 18:05
PDK

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për Presidente, për të cilën ka thënë se është në shërbim të kreut të VV-së, Albin Kurtit.

Ai ka thënë se Kurti tashmë ka filluar që të thyej premtimet e tij, duke përmendur edhe deklaratat e tij për zgjedhjen e presidentit ‘apolitik dhe unifikues’.

”Politikani kapet për fjale, jo për konopi, andaj duhet me i mbajt premtimet, e Kurti veç ka filluar me tregu që nuk po mban premtime. Kurti ka qenë ai që ka kundërshtuar presidentët e Kosovës, duke thënë se Presidenti duhet të jetë apolitik dhe unifikues. E ka propozuar edhe Murat Jasharin në atë kohë, por kur i erdhi koha që të jetë në pozitë, pse nuk e zgjodhi Murat Jasharin”, ka thënë Bytyçi

Ai ka folur edhe për masat e reja nga Qeveria, duke thënë se Kurti tash ‘po i dërgon kushërinjtë nëpër ministri’.

”Kurti po i ndal dasmat kushtimisht, e kushërinjt tash po i dërgon në ministri”, ka thënë Bytyçi duke aluduar në deklaratat e Kurtit gjatë fushatës i cili kishte deklaruar se kushërinjtë janë për dasma dhe jo për pozita shtetërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat