Ish-ministrja e financave dhe tashmë deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami përmes një shkrimi në facebok ka deklaruar që sot me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-sëd he me miratim të seancës jam caktuar Kryetare e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Bajrami më tej pret një bashkëpunim me të gjithë anëtarët dhe përfaqësuesit e grupeve paralamentare, përcjell “Bota sot”.
Gjithashtu ajo shton se bashkëpunimi arrinë që kët Komision të ketë sukses.
Postimi i plotë
Sot u konstitua Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Me datë 2 Prill të këtij viti me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe me miratim të seancës jam caktuar Kryetare e këtij Komisioni. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka mandat të mbikëqyr ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike në të gjitha organizatat buxhetore, punë kjo mjaftë me përgjegjësi.
Pres bashkëpunim nga të gjithë anëtarët, përfaqësues të grupeve parlamentare, në mënyrë që si komision të kemi sukses.