Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi në një postim të saj në rrjetin zyrtar facebok ka shkruar në lidhje me masat e reja që ministria Vitia ka marrë kohëve të fundit.
Bunjaku-Rexhepi thotë se izolimi ishte një masë e domosdoshme, këtë e dinte edhe ministry Zemaj mirëpo që izolimi do të kërkonte përkrahje për qytetarët dhe kjo e ka ndaluar Zemajt ta bënte.
Gjithashtu deputetja thotë se maskat, distanca, higjiena dhe vaksinimi, mbeten zgjidhjet e vetme, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Izolimi është metoda më e thjeshtë dhe pa nevojën për të menduar shumë, por nuk mbetet zgjidhje. Armend Zemaj, ish-Ministri i Shëndetësisë, e dinte izolimin, por nuk e bëri, sepse po i izolove qytetarët, duhet t'i përkrahësh, t'i rrish gati, sa ma afër dhe me masa sociale e financiare. Maskat, distanca, higjiena dhe vaksinimi, mbeten zgjidhjet e vetme. Njerëzit janë të shqetësuar për varfërimin e tyre. Shteti duhet të jetë më syhapur!