Nuk respektuan ligjin, Mytaher Haskuka reagon ashpër ndaj partive opozitare

Aktuale

Nuk respektuan ligjin, Mytaher Haskuka reagon ashpër ndaj partive opozitare

Nga: D.RR. Më: 9 prill 2021 Në ora: 00:11
Mytahir Haskuka

Kryetari I Prizrenit, Mytahir Haskuka në një shkrim në facebok ka shkruar në lidhje me kërkesën që ka bërë së fundmi për të I liruar objektet komunat për të cilat nuk kanë kontrata.

Haskuka thotë që të gjitha partitë politike duke përfshirë këtu PDK dhe LDK kanë marr këtë njoftim për të i liruar objektet komunale, transmeton “Bota sot”.

Ai tutje shton që këtë kërkesë ata nuk e kanë realizuar dhe ne nuk kemi ndërmarr asgjë karshi tyre për shkak të pandemisë.

Sipas ligjit Haskuka thotë se partitë politike I kanë uzurpuar pronat publike.

Postimi i plotë

????? ?̈????̈ ??? ??̈ ??????, ??? ???? ??? ???????̈ ????????.

Para një viti, PDK, LDK dhe gjitha partitë politike kanë marrë njoftimet për lirimin vullnetar objekteve komunale për të cilat nuk kanë kontrata, pra kanë pasur më shumë se një vit që të lirojnë objektet. Por ata nuk e kanë realizuar një gjë të tillë, ndërkaq për shkak të situatës pandemike, ne nuk e kemi bërë largimin e tyre.

Pra, ata me vullnet nuk kanë pranuar që ta zbatojnë ligjin. Për këtë arsye më 2 prill tek partitë politike është dërguar vendimi për lirimin e këtyre objekteve. Sipas ligjit ata janë uzurpator të pronës publike .

Mjerimi është që mediat I ftojnë uzurpatorët që të arsyetojnë gangsterizmin e tyre, fundja këta kanë ushqyer njëri tjetrin shumë gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat