Sot në Kosovë, shënon dita e Kushtetutës.
Trembëdhjetë vite më parë përmes Kushtetutës është vulosur që shteti jonë është vend sovran, i pavarur dhe unitar.
Kështu thotë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka uruar Kosovën për këtë ditë.
Postimi i Haradinajt:
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve, garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë.
Trembëdhjetë vite më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend sovran, i pavarur dhe unitar.
Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t'i tejkaluar.
Demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.
Kosovë, Urime Dita e Kushtetutës!
RH