Masat e vëna nga qeveria Kurti kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.
Nga pika kufitare e Vërmicë shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.
Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me Take Away si dhe orën policore.
Kësisoj, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.
Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/09/auto_171639613_196251628721899_940523460153515000_n-1-449x600-11617955466.jpg)