Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi, ka komentuar punën e Qeverisë së Kosovës, si dhe emërimet e kësaj të fundit.
Dumoshi në një postim në Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet pandeminë.
Po ashtu, ajo ka thënë se me pazaret politike dhe tregtinë me deputet e futen një frymë të pazareve anadollake brenda kuvendit.
“Mixhallaret e jakobinëve të rinj paskan qenë gjithnjë profesional dhe të zot. Vetëm paskan pritur përfundimin e mesjetës dhe fillimin e renesancës për të dalur në sipërfaqe”, ak shrkuar Dumoshi në Facebook.
Postimi i plotë:
Një konstatim në vend të kritikës.
Alternativa populiste sapo ka filluar qeverisjen dhe na duhet t’ju lëmë pak kohë që ta shohim pazotësinë e tyre në tërësi. Mirëpo, trendi sapo ka filluar:
1. Pandemia nuk ishte prioritet parësorë për këtë qeveri.
2. Pazaret politike dhe tregtia me deputet e futen një frymë të pazareve anadollake brenda kuvendit.
3. Mixhallaret e jakobinëve të rinj paskan qenë gjithnjë profesional dhe të zot. Vetëm paskan pritur përfundimin e mesjetës dhe fillimin e renesancës për të dalur në sipërfaqe.
Standardet e dyfishta dhe konfuzioni që ju ka kapluar ende pa i arritur 100 dite qeverisje druaj se do t’ju demaskoje shume para kohës.