Deputetja që kaloi nga radhët e PDK-së në Vetëvendosje, në ditën kur Vjosa Osmani u votua për presidente, Adelina Grainca ka publikuar një foto me kreun e ekzekutivit Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Grainca ka publikuar një fotografi me Kurtin, ku në mbishkrim ka shkruar sloganin e VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Krejt dhe drejt”, shkroi ajo.
Ndryshe ka pasur shumë reagime pas kalimit të Graincës në LVV.