Publikimi i shkrimit “I kisha përla Brnabicin me Tërmkollin”, nga ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori, Agon Myftari, ka nxitur reagime të mëdha.
Ky shkrim është cilësuar si ofendues ndaj ish-deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli.
Ndaj këtij shkrimi, ka reaguar edhe vetë Tërmkolli, e cila i bëri ftesë publike Myftarit të përlahen.
“Këta meshkujt shqiptarë të Kosovës, me gjasë duke pasë deficit burrash në politikë kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha e herë si të holla! Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë”, shkroi Tërmkolli në Facebook, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Letër “dashurie” për Agon Myftarin!
Këta meshkujt shqiptarë të Kosovës, me gjasë duke pasë deficit burrash në politikë kanë fillu me i pa gratë e forta të politikës herë si burra, herë si të trasha e herë si të holla! Ty, regjisor, “intelektual”, të thërras publikisht të përlahem me ty njëherë. Nëse don e nuk i beson vetes taman, merre edhe Tomën me vete e mandej shohim për Bërnabiqin. Nuk besoj që heqë dorë Albini nga pozita e Kryeministrit, po ku i dihet!
Pastaj, “përlahemi” edhe në gjykatë! Mbase shteti edhe funksionon!
#MT