Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, është zhgënjyer me këtë parti.
Ai në një shkrim në Facebook, ka reaguar ashpër për punësimet e disa familjarëve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Se e konfirmon largimin nga partia, e thotë vet ai "puna e mbarë pa mua".
Postimi i plotë:
Rahatoni ju familjarët e juaj qaty në qeveri e ne po i mbajmë sytë mbyllur. Kur të kryhet loja, tregoni! Mirë e keni nisë boll. Dy gjera që jemi zotu me i luftu kanë qenë korrupsioni dhe nepotizmi. Ju e keni nisë prej kësaj të dytës, veçse jo me e luftu, por me e trashë.
Babai im thoshte: puna mbarë pa mua!