Aktivisti nga shoqëria civile Rron Gjinovci, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për masat e reja anti-Covid.
Gjinovci ka thënë se derisa vazhdojnë të kryhen shërbesat fetare dhe shumë njerëz po shkojnë në Shqipëri në bregdet, numri i infektimeve nuk do të ulet.
Ai ka thënë se dëmi që Qeveria ia ka shkaktuar ekonomisë vendore, është i dyfishtë, përcjell Bota sot.
Reagimi i tij në Facebook:
Veç le të kuptohemi që fakti që turma njerëzish vazhdojnë me kry shërbesa fetare dhe të tjerët me shku në bregdet masivisht në Shqipëri, kallxon që numri i infektimeve s'ka mu ulë. Pra, dëmi që Qeveria kokëfortë ia ka shkaktu ekonomisë me masa të pamenduara është i dyfishtë: 1. Duke i dëmtu direkt bizneset dhe 2. Duke i mbulu pjesërisht shpenzimet e tyre me taksat tona. E për këtë të dytën paret duhet me i marrë dikah, zakonisht arsim/shëndetësi se s'ki ka tjetër.
Çka i kena na borxh kësaj Qeverie për me duru gabime të tilla?