Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka hedhur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisjes së Albin Kurti.
Zemaj theksoi se për pak ditë, dolën në pah, siç tha ai: mashtrimet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ish-ministri Zemaj, foli edhe për zërat që Lidhja Demokratike e Kosovës, u frikësua nga shkuarja në zgjedhje, dhe se për këtë arsye vendosi ta votojë Vjosa Osmanin – presidente.
Zemaj tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe konstruktivitetin e LDK-së, nuk mund ta keqpërdorë askush.