Gjatë ditës së djeshme u shënua 22 vjetori i Betejës së lavdishme të Koshares. Për homazhe në Koshare qëndroi edhe kryeministri Albin Kurti.
Por në postimin e tij në twitter, Albin Kurti nuk e përmendi UÇK-në.
“Para se të kishim 9 Prillin si Dita e Kushtetutës, kishim 9 Prillin si Dita e Koshares. Në Betejën e Koshares, burra dhe gra të guximshëm dhanë gjithçka të mund të jetonim të lirë. Mos të harrojmë kurrë nga kemi ardhur, sepse atëherë ne gjithmonë do ta njohim rrugën e duhur përpara”, ka shkruar Kurti.
E ndaj këtij postimi të Kurti ka reaguar aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi.
"z. Kryeministër Albin Kurti, “burrat dhe gratë e guximshme” s’janë të paemër, e kishin një emër: UÇK. Mos hezito që ta thuash, ta shkruash dhe ta nderosh EMRIN TONË MË KRENAR. Ne nuk ishim burra e gra të paemër. Ne ishim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK”, ka shkruar Ukë Lushi në reagimin e tij ndaj kryeministrin Kurti.