Koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tanimë po e pret dritën jeshile nga Qeveria e Kosovës.
Koncept-dokumenti i dërguar në Qeverinë e Kosovës po parasheh hetim për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme për të gjithë shërbyesit civil e zyrtarë të punësuar në institucionet publike.
Por kush janë personat që punuan në hartimin e këtij koncet-dokumenti që po paralajmëron fortunë në politikën e Kosovës?
Në koncept-dokument bëhet i ditur edhe grupi punues:
1. Lulzim Beqiri, Kryesues, Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Ministria e Drejtësisë;
2. Blerim Sallahu, Shef i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë;
3. Ardian Bajraktari, Departamenti Ligjor, Ministria e Drejtësisë;
4. Gentrita Bajrami, Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Ministria e Drejtësisë;
5. Noliana Kusari, Departamenti Ligjor, Ministria e Drejtësisë;
6. Albina Shabani, Këshilli Gjyqësor i Kosovës
7. Mustafë Tahiri, Këshilli Gjyqësor i Kosovës;
8. Besim Kelmendi, Këshilli Prokurorial i Kosovës;
9. Naim Abazi, Këshilli Prokurorial i Kosovësl
10. Fatmir Karaliti, Policia e Kosovës;
11. Afrim Atashi, Agjencia kundër Korrupsionit
12. Flutra Blakçori, Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës;
13. Alba Boshnjaku, Sekretariati Koordinues i Qeverisë;
14. Razije Murtezaj, Ministria e Financave dhe Transfereve.