Këto dy ditë e fundit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me akuza dhe kritika pse në postimin për përvjetorin e Betejës së Koshares, nuk e përmendi UÇK-në.
Së fundmi, Osmanit i ka dal në mbrojtje bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili këto kritika i cilësoi si ‘Lluftë Speciale’ ndaj presidentes.
“Lufta Speciale kundër Presidentes po vazhdon. E vërteta është krejt ndryshe nga ajo çfarë disa protagonist deklarojnë e dezinformojnë”, shkroi Sadriu në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Ai shpërndau edhe videon të cilën orë më parë e kishte postuar presidentja Osmani në profilin e saj të Facebookut.
Postimi i plotë
Lufta Speciale kundër Presidentes po vazhdon. E vërteta është krejt ndryshe nga ajo çfarë disa protagonist deklarojnë e dezinformojnë.
#Checkmate #UÇK