Ditëve të fundit kemi një rënie të vogël të numrit të infektuarve me Covid19.
Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), që nga fillimi i pandemisë për Covid19 janë testuar gjithësej 471.004 persona.
Deri më tani, në Kosovë pas infektimit me SARS-CoV-2 janë gjithësej 1.976 persona që kanë humbur betejen me këtë virus.
Ndërkohë që pozitiv me këtë virus kanë rezultuar 97.467 raste.
Sipas, IKShPK-së numri i të shëruarve deri më tani është 81.561 raste, derisa numri i rasteve aktive është 13.930.
Ndërkohë që edhe më tej është komuna e Prishtinës, ajo që prin me numrin e të infektuarve.