Bëhet e ditur se granatat kanë shpërthyer në rrugë ku edhe Policia e Kosovës ka vendosur shenjat pranë tyre.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes momentalisht gjendet një numër i madh i njësive të Policisë.
“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.
Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.
Informacionet e para flasin për shpërthimin e dy mjeteve shpërthyese të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka konfirmuar Ahmeti.
“Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, ka thënë ajo.