Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, i ka dal në krahë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pas kritikave për mbështetjen e kandidatëve të VV-së në zgjedhjet në Shqipëri.
Kraki u befasua se si personat që e cilësonin normale ‘vërsulejn’ e kryeministrit Rama në pazarin territorial me Kosovës, sot e kritikojnë Kurtin për përkrahjen këtyre kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit.
“Për ta: Edi Rama bënte politikë vizionare per pajtimin e papritur shqiptaro-serb, edhe pse e gjitha ndodhte mbi një ide idiote të Baton Haxhiut.
Kurse Albin Kurti bën ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë”, shkroi Kraki në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sa interesant...
Ata që e shihnin si krejt normale versuljen e Edi Rames në pazarin territorial me Kosovën, sot skandalizohen sepse Albini shpreh perkrahjen e tij për 3 kandidatë në zgjedhjet shqiptare.
Për ta:
Edi Rama bënte politikë vizionare per pajtimin e papritur shqiptaro-serb, edhe pse e gjitha ndodhte mbi një ide idiote të Baton Haxhiut.
Kurse Albin Kurti bën ndërhyrje në punët e brendshme të Shqiperise.
Të gjithë duhet të jemi pro alternativave të reja. Dhe, për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve, çdo opsion është më i mirë se Edi Rama në këto zgjedhje.