Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se për tri javë nuk ka marrë ndonjë vendim të rëndësishëm, përveç ndalimit të procesit privatizimit.
Shasha ka kritikuar edhe opozitën, duke thënë se ajo po i “bie pianos”.
Drejtori i EPIK ka krahasuar punën e presidentit amerikan Joe Biden, duke treguar se ai ka miratuar 46 vendime urgjente gjatë tri javëve të para, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Shashës në Facebook:
Brenda tre javëve të para Presidenti Biden miratoi 46 vendime urgjente për qëllim të jetësimit të programit zgjedhor. Nga menaxhimi i pandemisë, shpenzimi më i saktë i buxhetit të shtetit, e deri tek ndryshimi i procesit zgjedhor.
Sot janë bërë tre javë që nga zgjedhja e Kryeministrit Kurti dhe përveç ndalimit të procesit privatizimit nuk kemi parë asnjë vendim tjetër të rëndësishëm të Qeverisë.
Ndërkohë, opozita po i bie pianos.