Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar komandantin e Betejës së Koshares, Agim Ramadani-Katana, në 22 vjetorin e rënies së tij.
Jashari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “Lufta e shenjtë, atdhedashuria, guximi e trimëria e Agimit ishin frymëzim i shumë luftëtarëve që vazhduan me përgjegjësi rrugën e tij për çlirim”.
Ja shkrimi i tij:
Sot në 22 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë e nderojmë Komandantin e Brigadës 138, Agim Ramadanin, i cili ra në mbrojtje të zonës së lirë të cilin e hapën bashkë me shokët e luftës e idealit me 9 prill 1999.
Lufta e shenjtë, atdhedashuria, guximi e trimëria e Agimit ishin frymëzim i shumë luftëtarëve që vazhduan me përgjegjësi rrugën e tij për çlirim.
Sot kujtojmë e nderojmë edhe dëshmorin Driton Veliu nga Polaci i Skenderajt, i cili ra heroikisht, në frontin e luftës bashkë me komandantin e tij, për të mos vdekur kurrë.
"Mu shterrshin sytë nëse pushoj
Lirinë tënde me ëndërrue
Mallkue qoftë gjaku im
Nëse m’vrasin pa luftue" -Agim Ramadani
Lavdi dëshmorëve të kombit!