Kjo është viktima me moshën më të re nga COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Kjo është viktima me moshën më të re nga COVID-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Edhe 12 persona kanë vdekur nga Koronavirusi në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 529 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 503 persona, përcjell Bota sot.

Viktima më e re është një 57 vjeçar nga Prishtina.

"Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç)", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat