PDK e ashpër me Albin Kurtin: Kosova në një krizë të madhe, kryeministri duke bërë fushatë në një shtet tjetër

Aktuale

PDK e ashpër me Albin Kurtin: Kosova në një krizë të madhe, kryeministri duke bërë fushatë në një shtet tjetër

Nga: N. H Më: 11 prill 2021 Në ora: 16:12
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka hedhur kritika për kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij, pasi këta të fundit aktualisht janë në Shqipëri.

Sipas Bytyçit, gjatë krizës më të madhe epidiomologjike kryeministri i një vendi sovran gjendet fizikisht me një shtet tjetër duke bërë fushatë politike.

Ja shkrimi i tij:

Image
Avni Bytyçi

Pa vaksina, e me një ekonomi të rrënuar Albini Kurti me ministrat dhe deputetët e tij aktualisht janë në Shqipëri. Edhe kjo nuk është shaka, kryeministri i një vendi sovran gjendet fizikisht me një shtet tjetër duke bërë fushatë politike gjatë krizës më të madhe epidiomologjike nëpër të cilën po kalon shteti i Kosovës.

Qeveria Kurti, është qeveri pa plan, pa program e pa prioritete!

Vaksinoni QYTETARËT!

Mbështeteni EKONOMINË!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat