Ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme (e shtunë) instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti.
Tashmë para Teatrit Kombëtar kanë filluar të bëhen homazhe, teksa janë parë Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe këshilltari i tij, Liburn Jupolli.
Ata u nënshkruan në librin e zisë i cili ishte vendosur para Teatrit Kombëtar për këtë qëllim.
Tutje në postimin e MKRS-së në Facebook, u kujtua padyshim veprimtaria e artistit të njohur.
“Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerëzor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanërisht të kulturës sonë muzikore”, shkruhej në postim.
Hoti ndërkohë ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.
