Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar heroin e kombit, komandatin Agim Ramadanin.
Haziri ka publikuar bustin e komandatit Ramadani, teksa thotë se dy ditë pasi e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve, Agim Ramadani ra për t'u bërë i pavdekshëm.
Komandati i Koshares sot shënon 22 vjetorin nga rënia heroike e tij.
"Dy ditë pasi e shkuli gurin ndarës të shqiptarëve, Agim Ramadani ra për t’u bërë i pavdekshëm. Lavdi përjetë", ka shkruar Haziri.