Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka kujtuar sot heroin Agim Ramadani në 22 vjetorin e rënies së tij, shkruan gazeta “Bota sot”.
Quni në profilin e tij në Facebook shkruan se Agim Ramadani e njohu veten dhe armikun, kurse armiku nuk e njohu veten, por aq më shumë as Agimin.
Ja shkrimi i tij:
“Nëse e njihni armikun dhe e njihni veten, nuk duhet t’i frikoheni as rezultatit të njëqind betejave.
Nëse e njihni veten, por jo armikun, për çdo fitore të fituar do të pësoni edhe një humbje.
Nëse nuk njihni as armikun as veten tuaj, ju do të dorëzoheni në çdo betejë. ”
Sun Tzu
Agim Ramadani-Katana, e njohu veten dhe armikun.
Kurse armiku nuk e njohu veten, por aq më shumë as Agimin.
Lavdi e përjetshme!