Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues.
Vetëm gjatë kësaj jave, në vend u raportuan 73 të vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.
Kështu u bë e ditur nga raportet e IKSHPK-së, nga data 5 prill deri më sot (11 prill).
Më 5 prill vdiqën 11 persona, më 6 prill vdiqën 8 persona, më 7 prill vdiqën 14 persona, më 8 prill vdiqën 12, më 9 prill vdiqën 7 persona, më 10 prill vdiqën 9 dhe më 11 prill vdiqën 12 persona.
Ndërsa që nga shfaqja e pandemisë në vend, e deri më tani, numri total i viktimave ka shkuar në 1988.
Numri i rasteve pozitive është 97.996 ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 82.064.