Kritikat ndaj Kurtit, reagon ish-këshilltari i tij: Falë VV-së, do ta kuptoni se sa e madhe është harta e shqiptarisë

Aktuale

Kritikat ndaj Kurtit, reagon ish-këshilltari i tij: Falë VV-së, do ta kuptoni se sa e madhe është harta e shqiptarisë

Nga: A.Zh Më: 12 prill 2021 Në ora: 11:55
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha, ka thënë se asnjëherë nuk duhet pyetur aktivistët e VV-së nëse janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia apo Mali i Zi.

Ai ka thënë se falë aktivistëve të VV-së do të kuptohet se sa e madhe është harta e shqiptarisë, përcjell Bota sot.

Reagimi i ish-këshilltarit të Albin Kurtit, vjen pas kritikave të shumta nga partitë opozitare, të cilat e kanë akuzuar Kurtin se po bën fushatë në Shqipëri, duke lënë qytetarët e Kosovës pa zgjidhje të problemeve të tyre. Disa madje, fushatën e Kurtit e kanë quajtur “ndërhyrje” në punët e brendshme të Shqipërisë.

Reagimi i Hoxhës në Facebook:

Është e kotë të pyesësh një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje nëse është nga jugu apo veriu. Ai është për bashkim të shqiptarëve.

Është e kotë ta pyesësh një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje se përse ai mbron lumin në veri apo jug. Ai është për mbrojtjen e pasurisë kombëtare.

Pra mos e pyesni asnjëherë aktivistin e Vetëvendosjes nëse është nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, apo ku di unë. Mund ta pyesni vetëm se prej cilit qytet shqiptar ka mbërritur. Falë aktivistit të Vetëvendosjes ju do ta kuptoni se sa e madhe është harta e shqiptarisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat