Bilal Sherifi, një nga krerët e Nismës Socialdemokrate që nuk e kaloi pragun në zgjedhjen e fundit, ka reaguar ashpër ndaj përzierjes së Vetëvendosjes në Shqipëri.
“Hipokrit dhe të pangopshëm!
Kur VV- fiton me 50% të votave në Kosovë, ajo e quan Referendum!
Kur të tjerët fitojnë me 50% në Shqipëri e quajnë Pushtim!
Kjo qasje edhe një herë shpërfaq hipokrizinë dhe pangopësinë e VV-së!
Hipokrizia dhe Pangopësia janë vese që shkaktojnë vetëm gjëra të këqija!”, ka shkruar në statusin e tij në Facebook, Sherifi.