Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ish-ushtari i Batalionit Atlantiku, Uk Lushi ka kritikuar politikanët shqiptarë të cilët po e urrejnë Republikën e Shqipërisë.
Ai përmes një postimi në facebook, të njëjtit i quan provencialistë primitivë që dalin kundër shumicës së popullit.
Lushi pyet se pse kanë gjithë këtë urrejtje ata për popullin e vet?
“Sepse provincialistët kanë frikë nga rritja dhe liria. Sepse provincialistët kanë frikë se humbin pozitat në çifligjet e tyre të vocrra. Sepse nuk e kanë ideal interesin e popullit por çka u thonë ndërkombëtarët. A i keni dëgjuar këta mjeranë si thonë: duam integrim dhe bashkim me Europën, pra edhe me Serbinë. Ama integrimi dhe bashkimi me Republikën e Shqipërisë ua errëson sytë!”, shkruan Lushi në facebook.
Sipas tij, e ardhmja nuk ndalet dhe kryeministri Albin Kurti do t’i rahë keq përsëri dhe përsëri.
Postimi i plotë:
Disa politikanë shqiptarë dhe njerëz të medieve në Kosovë e urrejnë Republikën e Shqipërisë më shumë se Serbinë.
Këta provincialistë primitivë e dinë që liderët dalin nga shteti tërë kohën duke bërë vizita dhe aktivitete nganjëherë disa javêshe nëpër botë, edhe në raste lufte.
Pse gjithë kjo urrejtje për popullin e vet?! Sepse provincialistët kanë frikë nga rritja dhe liria.
Sepse provincialistët kanë frikë se humbin pozitat në çifligjet e tyre të vocrra. Sepse nuk e kanë ideal interesin e popullit por çka u thonë ndërkombëtarët.
A i keni dëgjuar këta mjeranë si thonë: duam integrim dhe bashkim me Europën, pra edhe me Serbinë. Ama integrimi dhe bashkimi me Republikën e Shqipërisë ua errëson sytë!
E ardhmja nuk ndalet, prandaj me këtë mendësi Albin Kurti do t’ju rrahë keq përsëri dhe përsëri! Derisa të mësoni së nuk shkohet kundër çfarë do shumica e popullit!