Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës.
Njohësit të çështjeve politike, Vigan Qorollit i është vjedhur një çantë dore derisa ishte në objektin e Komunës së Prishtinës.
Çanta thuhet të ketë qenë lëkurë ngjyrë kafe e mbyllur, ndërsa në bazë të dëshmitarëve në këtë rast çanta është marrë nga një grua e cila kërkon lëmoshë.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e Qorrollit.
Postimi i plotë:
Përshëndetje grupi,
Para pak orësh në objektin e Komunës së Prishtinës, bashkëshortit tim Vigan Qorrolli, ia kanë vjedhur një çantë të vogël dore (lëkurë ngjyrë kafe e errët). Sipas dëshmitareve, çantën e ka marrë një grua-lypëse.
Në çantë, pos kuletës me mjete monetare, kartela e dokumente, ka pasur edhe çelësat e veturës.
Ju lutem që nëse rastësisht dikujt nga grupi mund t’i bie në sy një çante e tillë, kuleta apo dokumentet ju lutem të na njoftoni.
Nuk do të mungojë shpërblimi për personin që mund të gjejë gjësendet e vjedhura.
Faleminderit shumë.