Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar edhe 8 viktima si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 345 raste të reja të infektuara, nga gjithsej 3 mijë e 208 mostra të marra.
Ulja e testeve ka bërë që të ketë reagime nga shoqëria civile.
Opinionisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Petrit Zogaj, me ironi ka thënë se me uljen e testeve luftohet edhe pandemia, dhe kështu ka numër më të vogël të rasteve.
Ja shkrimi i tij:
Kështu luftohet pandemia: më pak teste, më pak raste pozitive, më pak raste më shumë besim në qeveri, më shumë besim në qeveri, më pak puna për të, më pak punë për të me i qetë lideri, e ku ka më mirë sesa me qenë lideri i qetë dhe rehat, hajt, ku???
Rroftë partia o popull