Disa parti politike ende nuk i kanë paguar gjobat të cilat i morën gjatë fushatave zgjedhore në Prishtinë, në kundërshtim me vendimet e Qeverisë për masat kundër Covid-19.
Kështu u shpreh drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Ai tregoi se, nga 20 gjobat e shqiptuara, vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar, ndërsa AAK, LDK e NISMA nuk i kanë paguar.
“Të gjitha subjektet e mëdha janë gjobitur. Kanë qenë gjithsej 20 gjoba.
7 VV, 5 LDK, nga 3 AAK dhe PDK, nga 1 për NISMËN dhe AKR.
Vetëm VV, PDK dhe AKR i kanë paguar gjobat, kurse 9 tjera gjoba të tjera të papaguara të AAK, LDK, NISMËS kanë shkuar në zyrën tonë ligjore në komunë që të procedohen të përmbaruesi”, tha Tahiri në Kanal 10.