Zyrtari i LDK-së dhe ish komandant i Koshares, Anton Quni, ka folur për 22 vjetorin e betejës së Koshares.
Quni thotë se çdoherë që bëhet interpretim për këtë betejë, ka interpretime të ndryshme.
Ai potencon se ka edhe interpretime politike kur flitet për Koshare.
"Është e vërtetë që sa herë që përkujtohet beteja e Koshares, ka interpretime të ndryshme. Ka edhe interpretime politike, gjë që nuk është e mirë për një betejë të lavdishme si e Koshares", ka thënë Quni në "DpT te Fidani", përcjellë "Bota sot".