Debat i ashpër është zhvilluar mes ushtrueses së detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila dhe analistit Imer Mushkolaj lidhur me punësimet partiake në ministri dhe masat antiCovid.
Mushkolaj duke u konfrontuar me Kusarin, i ka thënë që të koncentrohet në atë se si e kanë ndarë mendjen dhe të mos vlerësojnë me dy standarde.
“Të lutem koncentrohuni bre Mimozë, çka ka qenë atëherë mirë dhe çka tash, nuk mundesh me vlerësu me dy standarde”, i ka thënë Mushkolaj-Kusarit Lila.
Kusari ka arsyetuar fluksin e madh të qytetarëve drejt Shqipërisë, duke thënë se statistikat që kanë janë lëvizje të njëjta gjatë vikendit.
Por që ka theksuar se ajo çka u pa në këtë javë, tregon se ka hapësirë të rishikohen masat, përfshirë edhe testimin.