Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka folur për hubmjen e 100 mijë votave të partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Quni thotë se ky proces ishte më i gjatë, por gjithësesi veçon tërheqjen e LDK-së nga koalicioni me VV-në dhe acarimi i raporteve me Vjosa Osmanin.
Mendoj që kjo daton më herët. Vijat e kuqe që ne i vënim me PDK-në dhe pastaj ndërtimi i koalicionit me të, ka ndikuar shumë në elektorat.
Pastaj tërheqja nga koalicioni me VV-në e në fund edhe shkarkimi i Vjosa Osmanit nga partia. Këtu ishte një kronologji në shpërputhje me votuesit tanë. Mendoj që këto ishin gabimet.", ka thënë Quni "Te Fidani", transmeton "Bota sot".