Legjislatura e VIII e Kuvendit të Kosovës i ka plot 120 deputetë, shumë prej të cilëve vazhdojnë t’i irritojnë qytetarët me fjalimet që mbajnë në Kuvend apo thjesht me përsëritjen e qëndrimeve të partive të tyre.
Shumë prej tyre kanë kryer studimet në Kosovë apo edhe në vende të tjera, por megjithatë nuk kanë arritur të bindin qytetarët për kompetencën e tyre.
Sidoqoftë, edhe një person që nuk ka as shkollë të mesme do të jetë i ulur në bankat e të zgjedhurve të popullit.
Bëhet fjalë për Fadil Gashin e Iniciativës Rome.
Fadil Gashi ka të kryer vetëm arsimin fillor, siç shkruhet edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
Nuk dihet nëse në arsimimin fillor është përfshirë edhe ai i mesëm i ulët [9 vjeçarja].
Gashi megjithatë flet edhe një gjuhë tjetër përpos amtares: serbishten.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/13/auto_01101618316115.jpg)