Gjatë ditës së sotme, qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Për këtë ka reaguar edhe zv.ministri Blerim Sallahu, i cili thotë se pa humbur kohë do të fillojnë me hartimin e projektligjit që bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë.
Postimi i plotë:
Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Pa humbur kohë do të fillojmë me hartimin e projektligjit që bazohet kryesisht në koncept dokumentin e tillë.
Funksionimi i shtetit ligjor nuk ka alternativë!