Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar në takim ish-presidentët e mëparshëm të vendit.
“I kam ftuar që të tre për të krijuar një kulturë të re insotuvionale e cila është e domosdoshme për të ecur përpara. Po ashtu për të krijuar një model të ri të konsultimit”, tha ajo.
Kurse, kryetari i AKR-aë, Behgjet Pacolli, ka thënë se kur është në pyetje intersi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku.
“Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua”, ka shkruar Pacolli.
Postimi në Facebook:
I nderuar të takoj sot Presidenten e sapo zgjedhur të Kosovës dhe ish-Presidentët e tjerë të vendit, Presidentin Sejdiu dhe Presidenten Jahjaga. Kur është në pyetje interesi i Kosovës, ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Unë e sigurova Presidenten Osmani-Sadriu se do të jem pranë saj dhe institucioneve të shtetit kur të ketë nevojë për mua.