Muhamed Kuka, është një ish-ushtar i UÇK-së, dhe është fytyra më e njohur që nga mbarimi i luftës, tash e 21 vjet që asnjëherë nuk mungon në tubimet që lidhen me luftën. Në çdo përvjetor Kuka qëndron i pari, duke valëvitur flamurin kuqezi dhe duke i prirë masës.
Kuka është nga qyteti i Ferizajt dhe ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur në Kosovë nisi lufta, dhe pa hezituar fare iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos u ndarë kurrë më emocionalisht me të.
Rrobat e ushtrisë të Muhamed Kukës nuk vjetrohen kurrë për të. Në çdo përvjetor të ndonjë dëshmori, në protestat për të mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së ai i vesh përsëri ato dhe me flamurin në dorë niset për Prishtinë, dhe në secili qytet të Republikës së Kosovës.
Kuka ka qenë pjesë e batalionit ‘Atlantiku’, dhe në shenjë nderimi dhe mirënjohje nuk lë cep të Kosovës pa shkelur, e krejt këtë e bën për t’i nderuar dëshmorët dhe familjet e tyre.
Media ka hasur në një video ku Kuka bashkë më shokët e tij kishte ardhur nga Amerika për të luftuar në Kosovë. Ai shihet në Durrës, pak para nisjes për në vijat e frontit.
Në këtë video, Kuka dëgjohet duke i dërguar mesazh Millosheviqit: Pasha din e iman, kam me ta ça kokën.
Shihni videon nga minua 1:00…