Në Këshillin e Sigurimit ka rifilluar takimi pas refuzimit që të hiqet flamuri i Kosovës.
Këtë kërkesë të Rusisë, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka refuzuar kategorikisht.
Pas kësaj, në Kosovë kanë vërshuar reagimet e shumta, të cilat e përshëndetën veprimin e Gërvallës.
Profesori universitar Fadil Maloku thotë se kështu avokohet për Kosovën.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Donika i mbajti leksion moralopolitik, fashizmit dhe gjenocidit serb në KE.
“Hallall Donika Gërvalla, kështu avokohet për Kosovën!
Donika Gërvalla, në cilësinë e ZKM dhe Ministres së jashtme të Kosovës, i mbajti një leksion moralopolitik, fashizmit dhe gjenocidit serb në Këshillin e Sigurimit...?”, shkruan profesori.