Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur edhe njëherë për koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë, duke dhënë detaje të tjera lidhur me të.
Haxhiu ka treguar se do të adresohet bartja e pasurisë nga personat zyrtarë tek personat e tretë.
Tutje ajo ka kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me agjencinë për konfiskim.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugën hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky koncept ka për qëllim shqyrtimin e pasurisë së pajustifikueshme të personave zyrtarë. Gjithashtu do të adresohet bartja e pasurisë nga personat zyrtarë tek personat e tretë.
Projektligj që do të hartohet parasheh mekanizma bashkëkpunimi ndërmjet qytetarëve dhe Agjencisë për konfiskim.
Gjatë ditëve në vijim do të nisim me adresimin e prioriteteve tjera.
#shtetiisëdrejtës
#QeveriaKurti