Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, do të jetë kryetare e komisionit parlamentar për shëndetësi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kollçaku në një postim në Facebook, ku thotë se ka nderin ta ketë këtë pozitë.
Postimi i plotë:
Në Legjislaturën e VIII, kam nderin dhe përgjegjësinë, që në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të kryesoj Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.