Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u është drejtuar anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Prishtina, me mesazhin se Kosova është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Serbinë, megjithëse kjo e fundit është përgjegjëse për masakrat e gjenocidin ë Kosovë e më gjerë.
Përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arianit Beqiri, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se Qeveria Kurti po e mbron Kosovën dhe nuk merret vetëm me Shqipëri.
Ja shkrimi i tij:
Qeveria Kurti po e mbrojka more Republikën e Kosovës e nuk po u merrka veç me Shqipëri.
Këqyre Këshillin e Sigurimit.