Mbledhja e Këshillimit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për Kosovën, është ndërprerë për pak çaste pasi kishte nisur, por ka vazhduar pas një pauze të shkurtër.
Mbledhja u ndërpre pasi përfaqësuesi i Rusisë, Dmitry Polyanskiy, kërkoi nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që të heqë flamurin e Kosovës në prapavijë të saj. Mirëpo përkundër insistimit të Rusisë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
E, lidhur me këtë, një reagim e ka bërë edhe Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.
Tali shkruan në profilin e tij në Facebook, se është mësuar Serbia me patronizu dhe intimidu Kosovën, mirëpo sipas tij, Vuçiçat duhet ta kuptojnë se ajo kohë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/13/auto_05-03-2020-ZKM-3-780x4391618332911.jpg)
U mësu Serbia me patronizu dhe intimidu Kosovën.
Vuçiçat duhet ta kuptojnë se ajo kohë ka përfundu njëhere e përgjithmonë.
Sa ma shpejtë që ta kuptojnë aq ma mirë për ata.