Po vazhdon mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, rreth raporti të Kosovës, ku po flasin përfaqësues të shteteve të ndryshme, të cilët në fokus të fjalimeve të tyre kanë dialogun.
Përfaqësuesi i Kinës ka thënë se mirëpret përmirësimin e bashkëpunimit të Serbisë dhe Kosovës sa i përket çështjeve të energjisë elektrike.
Ai kërkoi që të rifilloi dialogu sa më parë mes të dyja palëve.
Tutje kërkoi që të bëhet përmirësimi i jetës dhe menaxhimit të pandemisë për gjithë grupet etnike që jetojnë në Kosovë.
Ndër të tjera ka treguar se Serbia ka ofruar vaksina për zonat e banuara me serb, gjë që u kundërshtua nga pala e Kosoves.
Ai shtoi se kërkon që tani ka nisur vaksinimi të shpërndahen në mënyrë të drejtë duke thënë se janë të zhgënjyer se u bë refuzimi i vaksinave kineze.
Kurse ka mbështetur vazhdimin e misionit të UNMIK-ut edhe me tutje në Kosovë.
Ndërsa ka thënë se ndjen keqardhje për incidentit e sotëm në lidhje me simbolet e Kosovës.
Ai tha se në këtë mbledhje po mundohen t’i ulin gjakrat e të ketë bashkëpunim më të mirë, e jo të krijohen situata të tilla. Në këtë mënyrë u tentua të ulë edhe rëndësinë e simboleve shtetërore.