Sekretari i përgjithshëm i partisë Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka folur për raportin që mban ai me ish-pjesëtarin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, njëherësh themeluesi i partisë Nisma.
“Mbajmë kontakte vazhdimisht me Krasniqin. Biseda kryesisht private se si është, si jemi.
Ai është mirë me shëndet, shumë i fortë me moral, natyrisht i prekur nga ajo padrejtësi që i është bërë që nga fillimi, ajo që ka përjetuar ai është jashtëzakonisht e rëndë, duke marr parasysh se në çdo fazë ai ka dhënë shumë kontribut në çdo fazë të shtet ndërtimit të Kosovës.”– tha Sherifi.
Krasniqi u arrestua më 04.11.2020 nga zyrtarët e EULEX-it pas një urdhër arresti të lëshuar nga Dhomat e Specialiuzuara.